Botërori në Tibo: Zbulohet sot finalisti i dytë, Franca përball ëndrrës së Marokut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas Argjentinës, sot është radha të zbulojmë edhe ekipin e dytë që do të shkojë në finalen e Botërorit që po zhvillohet në Katar. Në gjysmëfinalen e sotme do të përplasin brirët Franca dhe surpriza e këtij Botërori, Maroku. Sfida do të startojë në orën 20:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni edhe përmes platformës Tibo.

Do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja kampet ku kampionët në fuqi të Francës kërkojnë të shkojnë për të dytin edicion radhazi në finale. Deschamps është shprehur besimplotë se mund t’ia dalin , pavarësisht se Maroku ka arritur të surprizojë ekipe si Spanja apo Portugalia.

Nga ana tjetër Maroku shkroi historinë me kalimin në gjysmëfinale, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për një komb afrikan. Trajneri maroken u shpreh se tashmë ëndrra është të shkojnë deri në fund të këtij kompeticioni dhe do të bëjnë çmos të surprizojnë edhe Francën.

Në këtë sfidë spektakli dhe emocioni është i garantuar. Marokut ende nuk i ka shënuar dot asnjë ekip dhe të vetmin gol që ka pësuar ndaj Kanadasë e ka shënuar vetë mbrojtësi i tyre autogol.

Foto: fifa.com

You may also like