Botërori në Tibo: Vendosen sot fatet për dy grupe të tjera, e gjithë vëmendja tek Argjentina

by admin
Spread the love

Botërori vazhdon të dhurojë spektakël dhe do të luhen sot katër sfida të tjera mjaft interesante. Do të caktohen sot përfundimisht fatet e grupit C dhe D, ku e gjithë vëmendja është tek Argjentina.

Megjithatë, në orën 16:00 do të zhvillohen fillimisht dy sfidat e grupit D. Franca e kualifikuar tashmë do të ndeshet me Tunizinë në një sfidë ku Deschamps ka menduar t’i japë minuta lojtarëve që nuk janë aktivizuar shumë në këtë Kupë Bote.

Ndërkohë që sfida tjetër është ajo midis Australisë dhe Danimarkës me të dyja ekipet që luajnë kualifikimin për fazën e 1/8. Australisë i mjafton edhe vetëm një barazim për të kaluar më tej, ndërsa Danimarka është e detyruar për fitore.

Në mbrëmje në orën 20:00 e gjithë vëmendja kalon te sfida Argjentinë-Poloni ku luhet fati i të dyja ekipeve. Argjentina që ka vetëm 3 pikë ka si detyrë tre pikët ndaj Polonisë në mënyrë që mos vihet në rrezik kualifikimi. Megjithatë, do të rrezikote kualifikimin Polonia që do të mjaftohej nga kjo përballje edhe me një barazim për të kaluar më tej.

Sfida tjetër e orës 20:00 është ajo midis Meksikës dhe Arabisë Saudite. Pas surprizës ndaj Argjentinës në sfidën e parë, Arabia kërkon ta përsërisë edhe njëherë me synimin për të kaluar më tej. Një fitore e çon Arabinë në fazën e 1/8 dhe do të bëjë të pamundurën përballë Meksikës. Meksikën e mban ende matematika në lojë, por shanset për një kualifikim janë shumë të ulta. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like