Botërori në Tibo: Rikthehet magjia e Katar 2022, sot ndahen 2 bileta për në gjysmëfinale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dy ditësh pushim, rikthehet në ekranin e platformës Tibo magjia e Kupës së Botës Katar 2022, me dy sfidat e para çerekfinale. Vetëm 8 skuadra vazhdojnë të ëndërrojnë trofeun e lakmuar dhe sot do të mësohen emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë.

Në orën 16:00 do të luhet ndeshja Kroaci-Brazil. Ballkanasit mposhtën Japoninë në 1/8e finales, ndërsa brazilianët eliminuan Korenë e Jugut. Nën-kampionët e Botës nuk kanë pësuar humbje në 10 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar, madje janë mposhtur vetëm 1 herë në 20 takimet e fundit ndërkombëtare.

Por sërish favorit për një vend në gjysmëfinale mbetet Brazili, që synon titullin e 6-të kampion në histori. Selecao nuk ka humbur asnjë nga 4 sfidat që ka luajtur kundër Kroacisë, por Brazili ka zhgënjyer në ndeshjet e fundit kundër skuadrave europiane, pasi ka humbur 5 takimet e fundit në fazën me eliminim direkt përballë ekipeve nga kontinenti plak.

Në orën 20:00 do të luhet supersfida Holandë-Argjentinë. Tulipanët mposhtën SHBA-në, ndërsa argjentinasit eliminuan Australinë në fazën e 1/8-ve të finales. Të dyja skuadrat kërkojnë trofeun, prandaj sfida e sotme premton spektakël. Messi synon të udhëheqë Argjentinën drejt finales së madhe, por precedentët e fundit ndaj Holandës nuk janë shumë pozitive, pasi Amerikano-jugorët nuk kanë shënuar në tre sfidat e fundit ndaj tulipanëve (2 barazime 0-0 dhe kualifikimi pas penalltive në gjysmëfinalet e Botërorit të vitit 2014). /Oversport.tv

 

You may also like