Botërori në Tibo: “Peshat e rënda” zbresin në fushë, sot luan Anglia dhe Holanda

by admin
Spread the love

Dita e dytë e Botërorit sjell tre përballje shumë interesante në platformën Tibo. Një nga skuadrat favorite për të dituar turneun, Anglia do të debutojë në Katar 2022 përballë Iranit, në një sfidë që do të luhet në orën 14:00.

“3 luanët” konsideron skuadra favorite e grupit B dhe do të mundohen që të nisin në mënyrën më të mirë këtë Botëror. James Maddison dhe Kyle Walker nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Gareth Southgate për sfidën ndaj Iranit.

Në orën 17:00 është radha e Holandës për të debutuar në Kupën e Botës. “Tulipanët” do të luajnë kundër Senegalit, kampiones në fuqi të Afrikës. Pasi munguan në Botërorin e vitit 2018, holandezët kërkojnë që të lënë shenjën e tyre në Katar 2022.

Në mbrëmje në orën 20:00 do të zbresin në fushë dy skuadrat e tjera të grupit B. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sfidojnë Uellsin në debutimin e tyre në Katar 2022. Të dyja skuadrat kërkojnë që të nisin sa më mirë këtë turne. Uellsianët, që rikthehen në një Kupë Bote që nga viti 1958, synojnë që të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në Botëror.

Të treja këto takime si dhe të gjithë ndeshjet e Kupës së Botës mund ti ndiqni në platformën Tibo. / Oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like