Botërori në Tibo: Nga Kroaci-Belgjikë te Gjermania dhe Spanja, luhen sot 4 sfida të tjera vendimtare

by admin
Spread the love

Do të luhen sot katër sfida të tjera interesante në Botërorin e Katarit ku do të përcaktohen edhe ekipet që do të kualifikohen nga grupet E dhe F. Kështu në orën 16:00 Kroacia do të ndeshet me Belgjikën në një sfidë ku për “Djajtë e Kuq” fitorja është opsioni i vetëm për të kaluar në fazën e 1/8. Nga ana tjetër Kroacia do të mjaftohej edhe me një barazim për të siguruar kualifikimin.

Po në orën 16:00 Maroku do të përballet me Kanadanë dhe fitorja është detyrim për Ziyech me shokë në mënyrë që të kalojnë në fazën tjetër. Maroku ka 4 pikë dhe një fitore do t’i kualifikonte ata automatikisht pa e pasur mendjen te sfida tjetër mes Kroacisë dhe Belgjikës.

Në orën 20:00 do të vendoset fati i Gjermanisë dhe Spanjës. “Pancerat” që ndodhen në vend të fundit do të përballen me Kosta Rikën dhe objektivi i vetëm është fitorja.

Po fitore kërkon edhe Spanja në sfidën tjetër të orës 16:00 përballë Japonisë. Spanja do të mbajë kreun e grupit dhe objektivi i vetëm janë tre pikët, në mënyrë që mos të rrezikojë as kualifikimin, ndërsa nga ana tjetër Japonia ka treguar se di të surprizojë, si në sfidën e parë ndaj Gjermanisë. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like