Botërori në Tibo: Luhet sot finalja e madhe, Argjentina dhe Franca kërkojnë trofeun e tretë në histori

by admin
Spread the love

Në Katar ku po zhvillohet Botërori, por edhe në të gjithë Botës, sot është dita e së vërtetës. Sot luhet finalja e madhe midis Argjentinës dhe Francës ku pritet të kurorëzohet edhe kampioni i botës për 4 vitet e ardhshme. Sfida starton në orën 16:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live edhe përmes platformës Tibo.

Në stadiumin “Lusail Iconic” Argjentina e Lionel Messit kërkon të shpallet kampion bote për herë të tretë në historinë e saj, ndërsa trofeu mungon prej vitit 1986. Nga ana tjetër Franca e cila është kampione në fuqi kërkon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë në Rusi dhe të koleksionojë gjithashtu trefeun e tretë të një Kupe Bote.

Do të përballen me njëra-tjetrën dy superfuqi të futbollit ndërkombëtar, ku spektakli, emocioni dhe lufta është e garantuar. Sfida e sotme do jë jetë ndeshja e fundit për yllin Argjentinas, Lionel Messi dhe “Pleshti” kërkon ta mbyllë këtë aventurë duke kurorëzuar kombin e tij në majën e botës. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Franca është një prej kombëtareve më të mira në botë dhe kjo do të jetë finalja e katërt në shtatë kompeticionet e fundit të Kupës së Botës.

Të gjithë sytë e botës janë mbi këtë ndeshje që do të ulë siparin e kompeticionit më të rëndësishëm në futboll. Sa i përket ekipeve, te Franca ka shqetësuar së fundmi një problem i Olivier Giroud dhe një virozë që ka kapur lojtarët. Megjithatë, të gjithë pritet të jenë në dispozicion për këtë ndeshje dhe nuk do të ketë mungesa.

Situatë e mirë në kampin argjentinas që nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e ekipit dhe do të jenë në dispozicion të trajneri Lionel Scaloni.

Formacionet e mundshme:

ARGJENTINA (4-4-2): E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Paredes, De Paul, Fernandez, Mac Allister; Messi, Alvarez

FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Foto: fifa.com

You may also like