Botërori në Tibo: Luhen ndeshjet e dyta në grupe, Anglia dhe Holanda synojnë kualifikimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë mbaruar ndeshjet e para në grupe dhe ditën e sotme do të zbresin në fushë skuadrat e grupeve A dhe B për të zhvilluar “betejat” e dyta në Katar 2022. Dita e 6-të e Botërorit sjell 4 përballje shumë interesante në ekranin e platformës Tibo. Pas sukseseve në debutim, Anglia dhe Holanda synojnë një tjetër trepikësh që t’i afrohen kualifikimit në turin tjetër të turneut.

Takimi Uells-Iran që do të luhet në orën 11:00 do të hapë maratonën e ndeshjeve këtë të premte. Pas barazimit të arritur përballë SHBA-ve në premierën e Botërorit, uellsianët synojnë fitoren e parë në Katar 2022. Iranianët kërkojnë të harrojnë disfatën e thellë përballë Anglisë, duke synuar surprizën në sfidën e sotme.

Në orën 14:00 do të luhet përballja Katar-Senegal. Vendasit zhgënjyen në ndeshjen hapëse të turneut dhe sot do të mundohen të bëjnë autokritikën. Kampionët e Afrikës ndonëse bënë një paraqitje dinjitoze përballë Holandës, nuk arritën të evitonin humbjen dhe sot do të synojnë pikët e para në këtë Botëror.

Ndeshja më e rëndësishme e grupit A është përballja Holandë-Ekuador. Të dyja skuadrat kanë fituar sfidat e para dhe një sukses në ndeshjen e sotme do të afronte akoma më shumë kualifikimin në turin tjetër të turneut. “Tulipanët” mbeten favoritët e këtij grupi, por amerikano-jugorët kanë treguar se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar.

Dita do të mbyllet me “derbin” Angli-SHBA në stadiumin “Al Bayt” në orën 20:00. “3 luanët” nisën në mënyrë perfektë aventurën e tyre në Katar 2022 dhe sot synojnë një tjetër sukses që sigurojnë një vend në turin tjetër të turneut. Amerikanët do të mundohen të rrëmbejnë një rezultat pozitiv që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Të katërta sfidat e sotme të Botërorit mund ti ndiqni live në platformën Tibo. / Oversport.tv

You may also like