Botërori në Tibo: Kroacia dhe Maroku sfidohen për një vend në podium

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhet sot në orën 16:00 finalja e vogël e Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Marokut që do të diskutojnë mes tyre medaljen e bronztë në Botërorin Katar 2022.

Kroacia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, ndërsa Franca shoi ëndrrën e Marokut për një finale historike në eventin më të rëndësishëm të futbollit botëror. Gjithsesi paraqitja e të dyja skuadrave në Katar meriton vlerësimin maksimal.

Nën-kampionia e Botës (Kroacia) do të synojë të mbyllë me një vend në podium aventurën në Katar. Maroku shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë afrikane që u kualifikua në gjysmëfinalet e një Botërori dhe sot do të synojë të mbyllë me medalje këtë turne që nuk do të harrohet kurrë.

Pritet që të dyja skuadrat të bëjnë rotacion në sfidën e sotme, duke aktivizuar lojtarë që nuk kanë patur mundësinë që të luajnë deri tani në Botëror. Kujtojmë që Kroacia dhe Maroku ishin në të njëjtin grup dhe përballja e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim pa gola. Sfidën e sotme mund ta ndiqni në platformën Tibo. / Oversport.tv

Formacionet e mundshme

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Sutalo, Sosa; Modric, Jakic, Kovacic; Vlasic, Kramaric, Perisic.

Maroku: Bono; Hakimi, El-Yamiq, Dari, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

You may also like