Botërori në Tibo: 4 sfida në ekran, dita nis me Argjentinën dhe mbyllet me Francën

by admin
Spread the love

Dita e tretë e Botërorit do të sjellë për shikuesit 4 sfida shumë interesante në platformën Tibo. Magjia e Katar 2022 do të nisë që në orën 11:00 me sfidën Argjentinë-Arabi Saudite. Amerikano-jugorët janë një nga skuadrat favorite për të fituar turneun, prandaj e gjithë vëmendja do të jetë e fokusuar te Messi me shokë, që do të bëjnë debutimin e tyre në këtë Botëror.

Në orën 14:00 do të luhet takimi mes Danimarkës dhe Tunizisë, dy skuadra që militojnë në grupin D. Të dyja ekipet kërkojnë që të nisin në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në Katar 2022.

Meksikë-Poloni është sfida që do të luhet në orën 17:00. Të dyja skuadrat janë në të njëjtin grup me Argjentinën (grupi C), prandaj rezultati i kësaj përballjeje direkte mund të jetë vendimtar për ecurinë e mëtejshme në Botëror.

E marta e futbollit në Tibo do të mbyllet me ndeshjen Francë-Australi. Kampionët në fuqi të Botës do të nisin zyrtarisht mbrojtjen e titullit përballë australianëve. Disa lojtarë të rëndësishëm si Pogba, Kante apo Benzema nuk do të ndihmojnë “gjelat” në këtë event, por pavarësisht mungesave skuadra e Deshamps mbetet një nga favoritet kryesore për të fituar Kupën e Botës.

Të katërta takimet mund ti ndiqni live në platformën Tibo. / Oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like