Botërori i rekordeve, sa shumë minuta shtesë në 4 ndeshjet e para

by admin
Spread the love

Janë dhënë 57 minuta shtesë nga gjyqtarët në katër ndeshjet e para të Kupës së Botës, Katar 2022. Spikasin 14 minutat shtesë në pjesën e parë në sfidën mes Anglisë dhe Iranit, që justifikohen deri diku me dëmtimin e portierit iranian.

10 minuta shtesë janë dhënë në ndeshjen Senegal-Holandë, ndërsa 9 minuta shtesë vetëm në fund të ndeshjes SHBA-Uells.

Pas katër ndeshjeve të para të Botërorit është regjistruar një rekord në Katar 2022, pasi janë akorduar në total mes pjesës së parë dhe të dytë 57 minuta shtesë.

10 minuta shtesë janë dhënë në ndeshjen hapëse të turneut mes Katarit dhe Ekuadorit, ndërsa 24 minuta shtesë në sfidën Angli-Iran. 10 minuta shtesë në Senegal-Holandë dhe 13 minuta shtesë në takimin SHBA-Uells. /Oversport.tv

You may also like