Botërori i Klubeve, Al Jazira fiton thellë ndaj kampiones së Oqeanisë

by admin
Spread the love

Kupa e Botës për Klube nisi me suksesin e Al-Jaziras, kampiones së Emirateve të Bashkuara Arabe (vend pritës), përballë As Pirae të Tahitit, e përzgjedhur për të përfaqësuar Oqeaninë.

Në fakt, ishte një ndeshje pa shumë histori: vendasit fituan 4-1 me 73% të zotërimit të topit, duke arritur ta mbyllnin lojën në pjesën e parë. Al Ameri zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 5 minutash, më pas golat e Al Attas (25′) dhe Kosanoviq (40′) i dhanë fund praktikisht sfidës në fraksionin hapës. Në fillim të pjesës së dytë, autogoli i Rabiit i lejoi As Pirae të shkurtonte diferencën, por shumë shpejt Diaby shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-1.

Formati i turneut ka mbetur i njëjtë me shtatë skuadra: kampionët e vendit pritës, në këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe, përballen me ekipin që përfaqëson Oqeaninë. Fituesi (Al-Jazira), sipas shortit, do të sfidojë kampionët e kupës kontinentale aziatike Al-Hilal.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes egjiptianëve të Al-Ahly dhe meksikanëve të Monterrey-t, të cilët kanë fituar turnetë në Afrikë dhe Amerikën Qendrore.

Ekipet që kalojnë raundin do të përballen përkatësisht me Chelsea-n, fituesin e Champions League, dhe Palmeirasin, që triumfoi në Libertadores. Finalja është planifikuar për në 12 shkurt dhe do të luhet në Abu Dhabi.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like