Botërori i Katarit hap dyert për homoseksualët me kushtëzime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur në Katar, sepse askush nuk është i pasigurt prej nesh. Sidoqoftë, duhen evituar shfaqjet publike të dashurisë, të cilat janë të neveritshme për ne. Ky është i vetmi tregues për t’u respektuar, përndryshe secili mund të jetojë jetën e tij”.

Këto janë fjalët e drejtorit ekzekutiv të komitetit organizativ të Kupës së Botës “Katar 2022”, Nasser al Khater, i cili foli për polemikat mbi të drejtat e njeriut.

Drejtori ekzekutiv iu përgjigj kështu futbollistit australian, Josh Cavallo, që doli hapur muajin e kaluar duke nënvizuar se “kishte frikë të shkonte të luante Botërorin e parë në një vend arab, ku homoseksualiteti, sipas ligjit të sheriatit, mund të dënohet me vdekje”

Al Khater, i intervistuar nga CNN dhe Independent, foli për situatën në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se “homoseksualët mund të vijnë në Katar si të gjithë tifozët dhe mund të sillen si çdo person tjetër”.

“Ajo që unë them, thjesht, është se nga pikëpamja e perceptimit të afektivitetit në publik, e jona është një shoqëri konservatore. E dimë që Botërori është një skenë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”.

Natyrisht se lojtarët që janë deklaruar hapur si homoseksualë nuk do të lejohen të lëvizin lirshëm, shkaku që mund të ketë sulme të papritura ndaj tyre nga tifozët jashtë stadiumit. 

You may also like