Botërori i boksit në Beograd/ Alban Beqiri kualifikohet në çerekfinale

by admin
Spread the love

Boksieri shqiptar Alban Beqiri është duke thyer rekorde ndeshje pas ndeshjeje në botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Pasi ka kaluar me sukses dy duelet e para, fillimisht ndaj kenianit Maina e më pas kundër lituanit Banis, mbrëmjen e djeshme ka ardhur mrekullia e radhës. Në duelin e tij të tretë të vlefshëm për kategorinë e peshave 67 deri në 71 kg boksieri me origjinë nga Puka ka mundur panamezin Eduardo Bekford Çambers.

Ndonëse përballej me një kundërshtar shtatlartë, Beqiri bëri një paraqitje fenomenale, duke treguar teknikë të jashtëzakonshme boksimi, me goditje të sakta dhe me një mbrojtje të shkëlqyer. Kështu pas tre raundeve, gjyqtaria akordoi fitoren me pikë me rezultatin 4-1 në favor të Alban Beqirit.

Në çerekfinale boksieri i Tiranës do të përballet nesër kundër jordanezit Zejad Eashash. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe edhe në boksin profesionist, kur regjistron 26 fitore dhe 18 humbje.

Ndërsa Beqiri numëron 4 fitore në po kaq ndeshje si profesionist, pa harruar edhe titullin kampion Ballkani të fituar pak muaj më parë.


Top Channel

You may also like