Botafogo ëndërron të kthejë në Brazil anësorin e Realit

by admin
Spread the love

Karriera e lavdishme e Marcelos tek Reali i Madridit është afër fundit. Brazilianit i përfundon kontrata në korrik dhe nuk ka asnjë shenjë për rinovimin.

Për këtë arsye, disa skuadra po vëzhgojnë me kujdes situatën, për ta tunduar mbrojtësin e krahut me një ofertë për sezonin e ardhshëm. Interesin më të madh për Marcelon, në fakt, po e shfaqim skuadrat nga Brazili.

Fluminense dhe Botafogo, dy ekipe të Rios, kanë treguar interes për të. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga forma që do të tregojë Marcelo përgjatë sezonit.

Botagofo, e promovuar së fundi në elitën e futbollit brazilian, pas një sezoni në divizionin e dytë, planifikon të ndërhyjë fuqishëm në merkato. Synimi i presidentit, Durcesio Mello, është që pas Keisuke Hondas dhe Salomon Kalou të afrojë edhe anësorin e Madridit.


Top Channel

You may also like