BOSNJE-HERCEGOVINË – Një tërmet 5,1 ballë Rihter godet vendin

by admin
Spread the love



SARAJEVË, 31 dhjetor /ATSH/ – Bosnje-Hercegovina u godit dje në mbrëmje nga një tërmet, i cili është ndjerë në shumë qytete, sipas sarajevotimes.com.

Sipas informacioneve të para nga faqja e internetit EMSC, magnituda e tërmetit ishte 5,1 ballë të shkallës Rihter, 64 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Sarajevë, 13 kilometra nga qyteti i Zenicës.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë nga qytetarët e Sarajevës, por edhe në Zenica, Kupres, Tuzla, Gradaçac dhe qytete të tjera.

Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakItalia, investitori i dytë i huaj më i madh në vend


You may also like