Borrell e përmend rastin e Thaçit: U arrestua nga EULEX-i, tani po përballet me drejtësinë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut që po mbahet në Bruksel.

Borrell tha se Bashkimi Evropian i formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet.

Ai përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar.

Por, shefi i diplomacisë evropiane ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.

Josep Borrell, përmendi rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Borrell tha se Thaçi, ishte arrestuar nga policët e EULEX-it dhe u dërgua për t’u përballur me drejtësinë.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Po e përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku  ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Ndiqeni deklaratën e tij në videon e bashkangjitur, nga minuta e 40-të.

You may also like