Borelli: Në fund të qershorit mund të ketë një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur sot para fillimit të Samitit të BE-së për një takim të mundshëm të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Borell tha se takimi mund të ndodhë në fund të muajit.

”Ne kemi arritur një marrëveshje në dialog mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Ne do të punojmë për dialogun dhe ndoshta në fund të muajit do të mund të kemi një takim me nivelin e lartë”, tha Borell sot.

Ai shtoi se BE duhet t’i mbajë shtetet e Ballkanit Perëndimor afër vetes.

Rruga Press

You may also like