Borell: Përbindëshi po kthehet kundër Putinit, fuqia ushtarake ruse po shkatërrohet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zhvillimet e fundjavës në Rusi, treguan sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për Politiken e Jashtme, Josep Borell se fuqia ushtarake Rusisë po shkatërrohet dhe se përbindëshi i krijuar nga Vladimir Putini po kthehet kundër tij.

Kryediplomati europian paralajmëroi megjithatë paqëndrueshmëria në Rusi është e rrezikshme dhe duhet të merret parasysh në ditët dhe javët në vijim.

“Është e rëndësishme të kuptohet se fuqia ushtarake e Rusisë po shpërbëhet dhe kjo ndikon në sistemin e saj politik. Por nuk është mirë gjithsesi të shihet sesi një fuqi e tillë bërthamore po në një fazë instabiliteti politik”, shprehet Borell.

Për Borellin, më e rëndësishmja është që Wagneri, përbindëshi që mori jetë nga Putini, tani po kthehet kundër krijuesit të tij. Rebelimi i grupit paraushtark pritet të jetë temë kryesore edhe në takimin e ministrave të jashtëm të bllokut në Luksemburg, ku pritet një zotim i përbashkët për të ndihmuar Ukrainën me fonde të tjera shtesë.

Shefat e diplomacive europiane pritet po kështu t`i japin OK-n një pakete të 11-të sanksionesh kundër Moskës e cila synon t`i pengojë Putinit shmangien e sanksioneve të mëparshme përmes shfrytëzimit të vendeve të treta për ta vazhduar tregtimin e naftës në pjesë të ndryshme të botës. Se çfarë do të thotë rebelimi i Wagnerit për sundimin e Putinit në nivel afatmesëm e afatgjatë nuk dihet. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Nuk dihet, nëse ky plan funksionon. Pasojat e së shtunës pritet te shihen më qartë gjatë javëve në vijim.


Top Channel

You may also like