Borell: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë qëllim i të gjithë partive politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për një shoqëri multietnike dhe me ndryshimin e Kushtetutës do të përmirësohen të drejtat themelore dhe nuk dyshoj se me këtë do të ruhet identiteti kombëtar dhe në të njëjtën kohë do të avancohet procesi për anëtarësim në BE, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell në intervistë për AIM.

“Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë projekt i vetëm një partie politike, kjo duhet të jetë aspiratë e tërë vendit. Në Maqedoninë e Veriut qytetarët e kanë shprehë aspiratat e tyre për anëtarësim në BE, sepse duan të jenë pjesë e një shoqërie me vlera të përbashkëta dhe të kenë përfitim nga hapja e kufijve, lehtësimin e lëvizjes, tregut të përbashkët dhe standardet e BE-së në përgjithësi. Në përgjithësi qytetarët duan qetësi, prosperitet dhe jetë më të mirë në BE, për vete dhe fëmijët e tyre. Për këtë përgjegjës janë të gjithë partitë e juaja politike që të punojnë dhe të arrijnë këtë qëllim”, tha Borell.

Ai thekson se negociatat për anëtarësim në BE janë një proces i bazuar në merita dhe se vlerësohet progresi i arritur në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara dhe zbatimin e standardeve dhe reformave të BE-së.

Borell e pranon se vendi ka pritur shumë gjatë për fillimin e negociatave për arsye të ndryshme, por thekson se në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut nuk ka një partner më të mirë dhe më të përkushtuar se BE-ja, e cila është donatori, investitori dhe partner tregtar më i madh.







Artikulli paraprakEdhe djali i Soros “luan” futboll në zyrën e Grubit
Artikulli tjetërCaktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj ushtarit që dyshohet se plagosi dy të rinjtë serbë (VIDEO)




You may also like