Borë në Maqedoni, në disa rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda

by admin
Spread the love

Reshjet e borës mëngjesin e sotëm po shkaktojnë probleme në qarkullim nëpër rrugët shtetërore. Në disa rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve dhe automjeteve të rënda.

Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosur ndalesë qarkullimi për autobusët dhe kamionët e rëndë, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje të detyrueshme dimërore.

Ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur në rrugën nga Gostivari drejt Strazhës dhe Kërçovës dhe në rrugën nga Mavrova në Dibër.

Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që shoferët të respektojnë dispozitën e paraparë ligjore për posedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore, të përdorin goma dimërore, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, si dhe të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe rezervuarët e mbushur me karburant.

“Shërbimet e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” do të jetë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”, sigurojnë nga kjo ndërmarrje.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, të përcjella me erë veriore.

 

MARKETING



You may also like