Bora Zemani tregon se a është në lidhje me Atdheun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora ka treguar njëherë e mirë raportin e saj me dashurinë.

Moderatorja Bora Zemani, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” n nuk i shpëtoi dot pyetjeve për jetën e saj private, sidomos pas lajmeve të fundit se ajo është në një lidhje me Atdheun.

Bora tha se është beqare dhe se po angazhohet me punën e me djalin. Sa për dashurinë, moderatorja u shpreh se nuk i mungon sepse po të donte do e kishte gjetur.

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.


You may also like