Bora Zemani me “Për’puthen Prime”, ia merr terminin kryesor “Big Brother-it” të Arbana Osmanit

by admin
Spread the love

Këtë të shtunë (2 tetor) ka nisur “Për’Puthen Prime”drejtuar sërish nga moderatorja Bora Zemani.

Ky edicion i dytë i “Për’Puthen Prime” i ka zënë terminin kryesor një prej formateve më të shikuara, Big Brother Albania, prezantuar nga Arbana Osmani.

Duke qenë se të gjithë “luftojnë” të kenë një orar si ky i orës 21:00, ditën e shtunë, këtë ka arritur ta rrëmbejë moderatorja Zemani me “Për’puthen Prime”, duke larguar edhe Osmanin nga ky orar, ku çdo emision i së cilës është realizuar të shtunave, ku krahas Big Brother, ka qenë edhe me “Dua të të bëj të lumtur”.

Ani pse kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nisja e BB VIP Albania, ky format do të transmetohet ditën e martë në ekranin e Top Channel.

Ndryshe, producentja e këtij programi, Lori Hoxha ka bërë të ditur se gjithçka është gati për nisjen e BB VIP, derisa tha se për të qenë pjesë e tij, patjetër është dashur të përmbushej kriteri i famës.

“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e BB VIP janë të njohur në publik, kanë bërë diçka në jetën e tyre, dhe se kanë një talent në një fushë të caktuar”, tha Hoxha.


You may also like