Bora Zemani dhe Olsa Muhameti tregojnë momentin më të vështirë të PërPuthen

by admin
Spread the love

Olsa Muhameti, autore e PërPuthen dhe Bora Zemani, moderatorja e programit kanë përveçse një bashkëpunim profesional dhe një miqësi me njëra-tjetrën, e mbase për këtë arsye prej vitesh PërPuthen vijon ndjek të njëjtat linja.

Të dyja ishin të ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” ku folën për punën e të dyjave, por dhe për momentet e vështira që kanë kaluar gjatë transmetimit të këtyre sezoneve.

Të dyja në një mendje, Bora dhe Olsa thanë se situata më e vështirë që është krijuar ka qenë marrëdhënia Tea-Andi.

Bora tha se fillimisht ishin shumë të lumtur, duke qenë se përcollën çiftin e parë të PërPuthen dhe më pas një javë më vonë, shfaqja e Teas me Beartin në rrjet ishte një nga çështjet më të diskutuara.

Ndërkohë Olsa tha se pavarësisht situatës së vështirë, e mira ishte se u krijua çifti më jetëgjatë i PërPuthen që është Melisa dhe Andi.

 


You may also like