Bora mungoi në Përputhen sepse ka qenë me Donaldin në Vienë?

by admin
Spread the love

Bora dhe Donaldi janë ribashkuar sërish? Burimet e “Rozë” bëjnë të ditur së ata janë parë së bashku në Vjenë të Austrisë këto ditë. nëse është e vërtetë kjo gjë, atëherë i bie të jenë pajtuar.

Këtyre zërave i shtohet edhe fakti se Bora ka munguar në xhirimet e Prime të emisionit Përputhen, i cili është transmetuar të shtunën dhe nuk u dha asnjë arsye për mungesën e saj.

Donaldi ka postuar fotografi nga aeroporti duke mos treguar lokacionin. Disa ditë më parë  u përfol në portale të ndryshme se Donaldi kishte parkuar makinën poshtë hyrjes së Borës dhe ishte takuar me të.

Në anën tjetër, ai ka publikuar edhe projektin e parë dedikuar Borës, pas ndarjes nga këngëtarja, Beatrix Ramosaj. Kënga e titulluar “Nuk je”, që po ecën mjaft mirë në Youtube duket që është një dedikim për ish-të dashurën e tij.

Të gjithë thonë se është për Borën, nisur nga teksti, por mbi të gjitha nga detajet e klipit, sic është numëri 5, që është një numër me shumë rëndësi për të dy.

Data 5 shënon ditën kur ata janë lidhur zyrtarisht me njëri-tjetrin dhe njëri detajsit si Donaldi nuk i harron kurrë këto gjëra. Edhe kur ishte në BBV, ai gjithmonë gjente detaje që lidheshin me Borën.


Lexo lajme interesante

You may also like