Bora mohoi se ka diçka mes tyre, por këto veprime të Atdheut dëshmojnë të kundërtën – Shqip

by admin
Spread the love

21:38 | 4 Tetor 2021

Bora Zemani është një nga moderatoret më të pëlqyera shqiptare.

Simpatia ndaj saj u rrit akoma më shumë që kur Bora po drejton programin e dashurisë “Për’puthen”, shkruan lajmi.net.

Jo pak herë ajo ka qenë e përfolur për jetën private, e sidomos pas ndarjes nga Donaldi vëmendja veç i është shtuar.

Madje në rrjetet sociale kanë qarkulluar vazhdimisht zëra se mes saj dhe ish konkurrentit gjakovar Atdhe Xharavinës ka dicka më shumë se shoqëri.

Ani pse Bora vazhdimisht me anë të statuseve në rrjetet sociale e ka mohuar se ka diccka mes saj dhe Atdheut, por ky i fundit iu ka dhënë së fundmi shkas akoma më shumë publikut të dyshojë se nusja e arshme për të mund të jetë Bora.

Ish- konkurrenti i “Për’Puthen” ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”. Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur të shkruajnë për Borën.

“Nusja perfekte për ty është vetëm (ka fshirë emrin) shkoni shumë si çift”, i shkruan një ndjekës Atdheut dhe ai e pranon haptazi që është Bora vajza që dashuron.

“Eh jetë e padrejtë”, ia kthen Atdheu dhe ndonëse ndjekësi ka fshirë emrin, me story-n e radhës përshkrimi i vajzës duket i njohur.

“Presim një dasëm të bukur me një nuse shqiptare me flok të zeza simpatike e artikuluar e gjatë e hollë do shkonit shum po shum ca do mo ti nga jeta”, vazhdojnë mesazhet.

“Qenke rob Zoti ti moj”, përgjigjet Atdheu./Shqip/

You may also like