Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë kurr? Detaji që i zbulon dyshen

by admin
Spread the love

Bora Zemani u fut brenda shtëpisë së famshme për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror.

Ajo takoi Semin, shoqen e saj prej 15 vitesh duke i dhënë asaj motivim për të vazhduan përpara me forcë dhe pozitivitet.

Pak çaste më vonë, ajo pranoi të takonte edhe Donaldin, ish-partnerin e saj. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.

Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim.

Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike. Donaldi iu bind kësaj kërkese duke i rrëmbyer Borës edhe puthjen e shumëpritur në buzë.

Një detaj që nuk ishte vënë re ishte llastiku që mbante në dorë aktori i humorit, Donald Veshaj, e që në fotografitë e moderatores në rrjetet sociale edhe ajo ka një të ngjshëm.

Si duket dyshja që thanë se janë ndarë mund të themi se pas këtij detaji ata janë bashkë ose është vetëm një gjë e tyre e përbashkët që e mbajnë me vete në kujtim të njëri tjetrit.


You may also like