Bora dhe Donaldi drejt martesës? Semi Jaupaj tregon planet e çiftit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Semi Jaupaj është një nga artistet më të njohura në Shqipëri. Këngëtarja ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, me Luana Vjollcën, teksa në lojëra të ndryshme, ajo tha shumë të pathëna më parë.

Në lojën e fundit, ku të ftuarit ishin vendosur poshtë ‘gojës së luanit’, e ku të ftuarit duhet t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme, Semi u pyet rreth dasmës së shumë përfolur të dy miqve të saj më të mirë, Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

E kjo pyetje erdhi pas një komenti të Semit pak ditë më parë në një postim të Bora Zemanit në Instagram, ku ajo i komentoi me një ‘emoji’ nuseje, duke aluduar se çifti shumë i dashur për publikun janë drejt martesës.

Semi në fakt nuk refuzoi të përgjigjej, duke zbuluar edhe se ajo e quan shoqen e saj ‘nuse’ me përkëdheli, ndërsa zbuloi se çifti nuk ka vendosur ende të martohet. ‘Jo, nuk do të ketë dasmë së shpejti’ – u shpreh Semi Jaupaj në emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan.

You may also like