Bonucci sulmoi kundërshtarin: Mos më qesh në fytyrë, do të të vras

by admin
Spread the love

Një finale e çmendur ishte ajo për Superkupën e Italisë. Interi dhe Juventusi ishin në barazim (1-1) deri një minutë para fundit të kohës shtesë. Nga vija anësore, i ngritur në këmbë nga pankina, Bonucci pret daljen e topit jashtë për të hyrë në fushë.

Trajneri Allegri do ta aktivizojë si zëvendësuesin e fundit të mundshëm, që të godasë penalltinë. Pra, gjithçka u mor e mbaruar nga bardhezinjtë. Pas 120 minutash lojë, fituesi sipas tyre po shkonte drejt lotarisë së 11-metërshave.

Megjithatë, topi nuk ndalet, shokët e tij të skuadrës nuk e nxjerrin jashtë, as e ndalojnë lojën me faull. Interi përparon dhe kërkon me ngulm lavdinë në sulmin e fundit. Bonucci pret aktivizimin në zonën teknike.

Alex Sandro dështon në një veprim mbrojtës, duke kontrolluar një top me gjoks pothuajse në zonën e vogël të portës. Topi, pas një përpjekjeje të dështuar largimi nga Chiellini, përfundon tek Alexis Sánchez, i cili shënon golin e fitores nga afër.

Kronometri është krejt në fund, minuta e 120-të. Nuk ka më kohë as për ta vendosur topin në mesin e fushës. Superkupa vendoset nga ky rast, në frymën e fundit. Ndërkohë që çmenduria interiste e festës shpërtheu në fushë, Bonuccin e lëshuan nervat.

Ai u përball ashpër me zyrtarin e Interit, Cristiano Mozzillo. Sipas shtypit italian, mbrojtësi bardhezi i tha zyrtarit zikaltër, gati duke u përplasur kokë më kokë me të: “Mos më qesh në fytyrë, do të të vras!”

You may also like