Bonucci rikujton triumfin e Italisë në Euro 2020: Akoma jam duke e shijuar

by admin
Spread the love

Italia e fitoi Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, para tre muajsh, ndërsa Leonardo Bonucci ka vendosur ta kujtojë finalen ndaj Anglisë.

“Para tre muajsh këto vlera na vendosën në maje të Evropës dhe në secilin grumbullim, dëshira për të përqafuar vëllezërit e mi është gjithmonë e tejmbushur”.

“Pas tre muajsh, pas disa ndeshjeve dhe shumë përjetimeve të ndryshme… Jua them një gjë: Akoma jam duke e shijuar. Kampionë të Evropës, gjithmonë vëllezër”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

Suksesi i Italisë së Roberto Mancinit ishte befasi në ‘Euro 2020’, pasi në fillim të turneut ishin skuadra tjera që konsideroheshin favorite.

You may also like