Bonucci ka një mesazh për tifozët: Derbi ka qenë shpesh pika e kthesës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Leonardo Bonucci ka shkruar një letër që është publikuar në gazetën “Repubblica” ku tregon mendimet dhe përshtypjet e tij në prag të derbit kundër Torinos, si dhe situatën e vështirë që po kalon Juventusi pas humbjes përballë Maccabit në Champions.

“Edhe në sezonet e tjera, fitorja në derbi ka rezultuar një pikë kthese, mes asaj që mund të ishte dhe asaj që më pas ndodhi. Ndeshja me dy skuadrave të qytetit është një sfidë e veçantë, ndonëse prej vitesh diferencat mes dy skuadrave kanë qenë shumë të mëdha.

Do të luftojmë për tre pikët, që janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, për arsye të ndryshme. Kur afron kjo ndeshje në qytet thithet një tjetër ajër, shumë tifozë të Torinos që më takojnë në rrugë dhe më thonë se skuadra e tyre do të fitojë. Këto janë ndeshje që mezi pret ti luash, adrenalina rritet shumë.

Kemi probleme në familje, pasi djali im Lorenzo bën tifo për Torinon. Por tashmë që ka ikur Belotti, do të jetë derbi i parë që e gjithë familja do të bëjë tifo për një skuadër: atë bardhezi”, shkruan kapiteni i Juventusit. / Oversport.tv

You may also like