Boniek: Zielinski ka vite që luan në nivele të larta, Napoli është për titull

by admin
Spread the love

Zibi Boniek, ish-presidenti i federatës polake të futbollit dhe zëvendës-president i UEFA-s ka folur për “Gazzetta dello Sport” për Napolin dhe bashkatdhetarin e tij Piotr Zielinski:

“Nuk më çudit aspak paraqitja e tij. Është një nga lojtarët e mi të preferuar. Dikush thotë që është maturuar me vonesë, por unë them që ka vite që te Napoli luan në nivele shumë të larta. Nuk është një tip që bën yllin në fushën e lojës dhe për këtë arsye e vlerësoj akoma më shumë.

Napoli mund të arrijë çdo objektiv, ndonëse mendoj që Interi është një shkallë më lart. Uroj që Zielinski, të ndihmojë skuadrën e tij në Serie A si dhe Poloninë për të kaluar me sukses Play Off-in e Kupës së Botës”, ka thënë ish-mesfushori i Juventusit. / Oversport.tv

Foto: Napoli Twitter

You may also like