Bomberi që nuk merr dot patentën, Richarlison ngel për të tretën herë në teori

by admin
Spread the love

Në futboll ka lojtarë te cilët arrijnë te bëjnë pothuaj gjithçka ne fushë, te shënojnë, pasojnë, driblojnë, dhurojnë spektakël etj, por kur bëhet fjalë për të bërë diçka më të thjeshtë në jetën e përditshme, dështojnë.

Në botën e futbollit gjithashtu jemi mësuar të shohim futbollist milionerë që jetojnë të mbytur në luks dhe makina super të shtrenjta, dhe pikërisht këtë të fundit do të dëshironte ta shijonte edhe Ricarlison de Andrade. Sulmuesi i Tottenhem dhe i kombëtares së Brazlit, në fakt nuk arrin dot të kalojë në testin për të marrë lejen e qarkullimit, apo patentën.

Për autorin e atij supergoli në sfidën ndaj Serbisë, është më e thjeshtë të shënosh gola të tillë sesa të kalosh provimin teorik për marrjen e patentës.

Se fundmi Richarlison ka rrëfyer në një intervistë se ka dështuar 3 herë dhe nuk arrin dot të marr pikët e nevojshme për të kaluar testin.

Ai ka siguruar vetëm 200 pikë në testin e fundit nga 900 të nevojshme për të kaluar me sukses provimin.

Arsyet? Së pari impenjimi i pakët, së dyti testi është në gjuhën angleze, një gjuhë te cilën ende nuk e zotëron plotësisht edhe pse jeton në Mbretërinë e Bashkuar që prej viti 2017.

Richarlison edhe pse fiton 4.5 milionë euro në sezon, detyrohet të përdor transportin publik, apo biçikletën e tij elektrike për te lëvizur, deri kur ta kaloj testin dhe të prezantohet edhe ai me supermakinat e tij të ardhshme. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like