“Bombë” nga Spanja, Barcelona dhe City gati të shkëmbejnë yjet e mesfushës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mundo Deportivo ka publikuar një lajm të bujshëm ku përfshin dy yjet e ekipit të Barcelonës dhe Manchester Cityt. Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle, dy klubet janë të gatshëm të bëjnë një shkëmbim yjesh në mesfushë.

Bëhet fjalë për Frnkie De Jong dhe Bernardo Silva. Mesfushori holandez do të kalonte kështu në rradhët e Manchester City, ndërsa në Angli do të shkonte portugezi Bernardo Silva.

Sipas të njëjtit burim, ka qenë vetë Xavi ai që e ka bërë këtë propozim pasi kërkon një lojtar që të bëjë fazën ofensive së bashku me Pedrin. Megjithatë nuk do të jetë një tratativë e lehtë për katalanasit me Bernardo Silvën që ka kontratë deri në vitin 2025 me “Qytetarët”.

Nga ana tjetër problem është edhe vlerësimi që City ka vendosur për portugezin. 75 milionë euro nuk plotësohen sipas tyre nga vlera e De Jong dhe për rrjedhojë Barcelona duhet edhe të paguajë për të marrë në radhët e saj Silvën. /oversport.tv

Foto: Barcelona FC, Twitter

You may also like