Bombë nga Anglia, mesfushori i Chelsea mund të lejë futbollin pas dëmtimit

by admin
Spread the love

E ardhmja e N’Golo Kante mund të jetë larg futbollit të luajtur. Të paktën kështu thotë legjenda e Chelsea, Frank Leboeuf i cili është shprehur se mesfushori 31-vjeçar mund të mos jetë në gjendje të kthehet sërish në fushë.

Në një intervistë për mediat angleze, Leboeuf, tregon se situata me N’Golo Kante nuk është aspak e mirë. Mesfushori i Chelsea ka luajtur vetëm në dy ndeshjet hapëse të këtij sezoni me “Blutë e Londrës” e më pas u ndal për arsye dëmtimi.

Dëmtimi e mbajti Kanten gjithashtu jashtë ekipit të Francës në Kupën e Botës, por pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Ai mund të mos jetë më në gjendje të luaj sërish si profesionist dhe po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur që në moshën 31-vjeçare. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like