‘Bombat’ që nuk po shpërthejnë: Erdhën me shumë bujë, por ende nuk janë njoftuar me golin

by admin
Spread the love

Klubet e Superligës së Kosovës në afatin kalimtar veror ishin shumë aktive, duke sjellë emra të njohur në futbollin tonë.

Tashmë nuk është risi që pagat e lojtarëve kanë arritur kulmin dhe klube si Prishtina, Drita, Gjilani dhe Ballkani, janë ato që edhe këtë vit kanë hapur thesin.

Janë disa lojtarë që kanë zbarkuar me shumë bujë, duke u konsideruar si goditje të mëdha, por ende nuk e kanë gjetur vetë, shkruan Telegrafi.Lexo po ashtu:

Më poshtë i gjeni katër emra që ende nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës në Superligë.

Besart Berisha

Më i njohuri nga ta padyshim është Besart Berisha, sulmuesi i njohur shqiptar, që ka bërë karrierë në shumë klube evropiane dhe ato australiane.

Kur bomberi i njohur zbarkoi në Prishtinë, pritshmëritë ishin të mëdha, duke besuar që i vetëm do të drejtonte kampionin aktuale drejt suksesit.

Por deri më tani Besart Berisha që erdhi në kryeqytet me mbipeshë, ka luajtur tri herë si zënvedësues, ka prekur disa topa, ndërsa në ndeshjen e fundit edhe është dëmtuar, ende pa e gjetur golin.

Lëndimi i tij mbetet ‘mister’ nga klubi kryeqytetas që nuk ka dhënë detaje të reja.

 Theophilus Solomon

Sulmuesi nigerian që ka bërë karrierë në vende si Kroaci, Qipro, Serbi, Shqipëri dhe Kuvajt, ka nënshkruar me Ballkanin e Suharekës.

Solomon u mendua që do të ishte zëvendësim ideal për Mirlind Dakun, që shkëlqeu sezonin e shkuar me Ballkanin, por deri më tani ai vetëm ka shëtitur në fushë.

Zero gola të shënuara deri më tani, me Ballkanin që këtë sezon po vuan për një sulmues.

Mos të harrojmë që edhe Solomon është ndër më të paguarit në Superligë.

Blerim Krasniqi

Gjilani nuk është se ka ecuri të keqe këtë sezon, por njeriu që ka ardhur për gola nuk është duke i shënuar ato.

Blerim Krasniqi ende nuk ka arritur ta shijojë golin me fanellën e Gjilanit, edhe pse luan në çdo ndeshje.

Angazhimi i tij nuk mohohet, pasi që ai di ta dërgojë skuadrën përpara, por golat mungojnë.

Gerhard Progni ka shënuar 7 gola deri më tani, me Krasniqin që ende po pret për t’ia bërë ‘sefte’.

Agim Zeka

Një na bombat e afatit kalimtar të kësaj vere ishte padyshim kthimi i Agim Zekës në futbollin kosovar, kur nënshkroi me Dritën.

Agim Zeka tani 23 vjeç, ka luajtur më parë me klube si Lille, Varzim e Leixoes në Portugali, Fortuna Sittard, Mouscron e Austri Vienë.

Deri më tani ai është hije te Drita, duke luajtur shumë rrallë, pasi për gola as që bëhet fjalë.

Edhe ky është një nga më të paguarit te Drita, që po kërkon të rikthehet te titulli.

Lajme interesante

You may also like