Boll më, s’jam sekretar i saj. Të bëjë ça të dojë vetë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të pëlqyer të momentit nga opinioni publik shqiptar, që ka dëshirën e madhe t’i shohë çift së bashku. Këngëtari dhe moderatorja kanë shprehur simpati për njëri-tjetrin, por duket se gjërat mes çiftit nuk po shkojnë ashtu siç duhet.

Kjo pasi Luizi dëshiron që Kiara të hedhë më shumë hapa drejt tij dhe ditën e sotme ai ka deklaruar se është lodhur nga situatat e krijuara në shtëpi, ku atij i duhet të hidhet në mbrojtje të Kiarës. Këngëtari tha se ajo është e përgjegjshme dhe shumë e pjekur për të mbrojtur veten e saj.

Edhe pse ka vendosur të tërhiqet, Luizi deklaroi se ai do të jetë gjithmonë në krah të moderatores, qoftë edhe me një shikim, por shpreson që ajo mos të ketë kurrë nevojë për të. Në mbështetje të Luizit ka dalë edhe Efi, e cila tha se duhet ta lërë Kiarën të përballet e vetme.

‘Le të flasë e të bëjë ça të dojë vetë, ndihmë për mu s’ka nevojë, e zonja vetes është. Po ik se boll. Mu këtu më ka, kurdo që është në siklet veç më bo një shikim dhe kaq. Nëse se bën, le të çajë vetë, t’i bëjë ballë vetë. S’ka pas nevojë për mu naj herë dhe mos pastë o zot. Unë s’jam sekretar i Kiarës’- i tha Luizi banorëve të tjerë.

You may also like