Boksieri Shefat Isufi në garë për titullin “Kampion Bote” në Boks

by admin
Spread the love

Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, shkruan Kosovarja.

Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, me datën 16 prill garon për titullin më të rëndësishëm të Kampionit të Botës kundër Grigor Saruhanian.

Këtë e ka bërë të ditur në Instagram duke kërkuar përkrahjen maksimale nga ndjekësit e shumtë, njëheri adhuruesit e këtij sporti i cili shpresojmë se do sjellë fitoren për të cilën do ndjehet krenarë mbarë kombi.

Për më shumë detaje, blerjen e biletave dhe gjithçka që iu intereson, ndiqeni në profilin e tij në instagram @shefatisufi ku do të mësoni më shumë. /Kosovarja/


You may also like