Boksieri Besnik Gashi nga i cili po dridhen kundërshtarët në SHBA

by admin
Spread the love

Njëri nga bashkatdhetarët tanë që po shkëlqen në sportin e arteve marciale në SHBA, është edhe bashkëkombasi ynë 32 vjeçar Besnik Rafiz Gashi nga fshati Begracë. Përtej Atlantikut Besniku shkoi në moshën 23-vjeçare, ndërsa me këtë sport filloi të merret në periudhën e viteve 2014/15. Ai është rekorder në sportin Muay Thai (është një art luftarak tajlandez që u përhap në mbarë botën në shekullin e 20-të) me 5 fitore e një humbje të vetme. Përpos kësaj ka dy fitore pa asnjë humbje në Mma (lufta në kafaz).

Por Besniku nuk u kënaq vetëm me kaq, pasi në vitin 2021 shpallet kampion i Arizonës në JiuJitsu (teknika e butë/arti i dhënies – art luftarak i vetëmbrojtjes së paarmatosur me origjinë nga samurai japonez). Një vit më pas, ai përsëri korr sukses në këtë sport duke u radhitur si nënkampion i Jiujitsu.

Besniku luftarak tani është në përgatitje e sipër për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojë më 25 shkurt, ndërsa ne i urojmë suksese e fitore të radhës.

You may also like