Bojkoti i PS në Komisionin Hetimor për “25 prillin”, Alibeaj flet me tone të ashpra

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Komisionit Hetimor të zgjidhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni, ndërsa ka konfirmuar se bëhet fjalë për një bojkot nga ana e PS-së.

Alibeaj tha se ndonëse sot ishte caktuar mbledhja me dakordësi nga opozita dhe PS-ja, kjo e fundit nuk u paraqit në sallë. Kjo sipas tij me arsyetimin se sot ishte java e gjelbër e Kuvendit dhe kishin vendosur që ta bënin pushim.

Deklarata e Alibeajt:

“Zv. kryetarit të Komisionit Hetimor Tonin Gogu i kam komunikuar që mbledhja e sotme do të ishte më 20 tetor ora 15:00 datë që u kërkua nga ata dhe u darkordësa. Anëtarë të opozitës u paraqitën në byrojë por u befasuam nga mungesa e mazhorancës.

Nuk kishte arsye, meqenëse jemi në javën e gjelbër të kuvendit e marrin pushim , ne jemi si detyrim për tu mbledhur gjatë një afati maksimal 3 mujor. Sot është dita e 6-të dhe duket mungesa e tyre për të bërë justifikim kjo është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit MZ ne jemi në pozicion mazhoranc opozit. Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët , janë dokumentauar si vjedhëse të procesit zgjedhor, tani po bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë me komisionin hetimor, të drejtën e publikut për ta marrë vesh ca ka ndodhur në masakrën. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e dytë, duke para deklaratat e shtrirjes së dorës, bojkot nga mazhoranca .

Kjo është mazhorancës që ka vjedhur mandatet po bëjnë gjithçka që të pengojë të dalë e vërteta sic është. Ne do të ndjekim hapat proceduriale që lejon kushtetuta. Do të njoftojmë kryetarin e kuvendit, do të njoftoj konferencën e kryetarëve, Mungesat pa arsye 3 herë janë shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. të zbatohet ligji dhe rregullorja. Ta tregojmë cilët janë hajdutët e zgjedhjeve, sot u demaskuan.

Ju njoftoj që mbledhja tjetër ditën e premte më 22 tetor në orën 10:00 ditë pune që ne do të kryejmë për të hedhur dritë dhe transparencë për atë që ka ndodhur“, tha Enkelejd Alibeaj.

You may also like