Bodybuilder-i vdes papritur në moshën 37 vjeçare, disa orë pas konkurrimit (fotot)

by admin
Spread the love

Bashkëshortja e një bodybuilder-i të njohur në Poloni, ka njoftuar se Paul Poloczek ka vdekur papritur, disa orë pasi kishte marrë pjesë në një konkurim në Gjermani.

Shkaqet e vdekjes janë të panjohura.

Polaku gjigant Paul Poloczek kishte konkuruar në kampionatin NPC Worldwide në Gjermani disa orë para vdekjes.

Mbetet ende e paqartë sesi vdiq 37-vjeçarii stërvitur, teksa shkaku pritet të publikohet pasi të konfirmohet nga doktorët dhe familja, shkruan britanikja Mirror.

Vdekja e tij i shtohet humbjeve të tjera të pashpjeguara të sportistëve vitin e fundit, ose problemeve të tjera fizike që i kane ndaluar ushtrimin e pasionit të tyre.

Gruaja e tij jepte lajmin e trishtë në një postim në Instagram.

“Bodybuilding ishte jeta jote. Nuk do të të harrojmë, do të jetosh në zemrat tona, do të të duam përgjithmonë”.

Poloczek kishte nisur bodybuilding që kur ishte adoleshent, pasi kishte tentuar fillimisht të bëhej futbollist.

Ai kalonte shumicën e kohës në Gjermani, ku u bashkua me palestrat Powerhouse Gym prej vitit 2002, dhe më pas u bë pronar i tyre.

Poloczek shënoi fitoren e tij të parë në bodybuildind në moshën 17 vjeçare.

Më vonë ai u rendit i dyti në kategorinë e peshave të rënda të German Championships në 2012. Ai gjithashtu fitoi turneun Arnold Classic Amateur në Ohio, SHBA në 2017.

Vdekja e Poloczek nuk është e vetmja që godet sportin e bodybuilding muajt e fundit.

Këtë muaj Sifiso Thabethe humbi jetën tragjikisht në moshën 23 vjeçare pasi theu qafën teksa kryente celebrimin e tij tradicional me salto së prapthi.

Bodybuilderi ishte duke konkuruar në Afrikën e Jugut dhe vdekja e tmerrshme u regjistrua në kamera.


Polaku gjigant Paul Poloczek kishte konkuruar në kampionatin NPC Worldwide në Gjermani disa orë para vdekjes.


Top Channel

You may also like