Boçvarski: Për licencë janë kontrolluar vetëm shoferët e autobusit të aksidentuar në Bullgari, jo edhe të tjerët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, për aksidentin në Bullgari thotë se ka institucione që punojnë dhe hetojnë përgjegjësinë dhe në fund do të përgjigjen se ku ka qenë gabimi dhe sipas kësaj të gjithë do të marrin përgjegjësi. Ministri tregon se i kanë kontrolluar vetëm dy shoferët që poashtu humbën jetën në këtë tragjedi, jo edhe të tjerët. Por, nëse do u kërkohet një gjë e tillë nga prokuroria ose MPB, ai shton se do bëjnë kontrolle shtesë.

Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Sa i përket përgjegjësive, për këtë aksident të rëndë, ka institucione që punojnë, hetojnë dhe në fund do e japin përgjigjen se ku është bërë gabimi. Lidhur me këtë secili do t’i mbartë përgjegjësitë, për çështjet e këtilla. Ne i kontrolluam të dy shoferët që kanë vozitur këtë autobus, kur do të marrim informacion nga një organ kompetent, institucion, nga prokuroria ose nga MPB, cilët janë shoferët e tjerë që kanë kaluar, ne do ti kontrollojmë menjëherë në bazën e të dhënave. Por, ne i kemi dhënë të gjitha dokumentet tek Prokuroria, ajo e ka bazën tonë të të dhënave sepse po punojnë për këtë person juridik dhe për këtë subjekt”.

Boçvarski thotë se janë në dispozicion për hetimin që bëhet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit, dhe nuk duan që ministrinë të luajnë rolin e organit hetues.

Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Kështu që qëndrojmë në dispozicion për hetimin, unë nuk dua që ne ministrië të shëndrrohemi në organ hetues dhe të mos japim asnjë informacion. Me rëndësi është që hetimi të vazhdoj në pajtim me procedurat dhe atë që e bën prokuroria, ndërsa ne të jemi për mbështetje dhe ti japim të gjitha dokumentacionet e nevojshme”.

 


You may also like