BNE mësojnë kundërshtarin e radhës për fazën ‘Legends Stage’ në IEM Rio Major

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekipi shqiptar Bad News Eagles me datën 5 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e parë në fazën ‘Legends Stage’ në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

IEM Rio Major, është turneu më i madh i CS:GO, ku skuadrat më të mira të botës garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë.

Pas kualifikimit në fazën ‘Legends Stage’ me tri fitore dhe asnjë humbje, tani bNe do të provojë të mbaj formën e mirë edhe ndaj ekipeve si FaZe, Na’Vi, NIP dhe më shumë.

Ndeshjen e parë në ‘Legends Stage’ ekipi shqiptar do të përballet me ekipin rus Spirit në formatin ‘Bo1’, të cilët renditen në vendin e 13 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me datën 5 nëntor, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.

You may also like