BMW mposht Mercedesin si vetura më e shitur në botë 

by admin
Spread the love

16:14 | 11 Janar 2022

Modeli i makinave BMW gjatë vitit 2021 morri epitetin si prodhuesi më i madh i veturave Premium në botë.

Veturat e tipi BMW dhe Mercedes prej kohësh janë veturat më të shitura në botë, transmeton lajmi.net.

Gjatë vitit 2021 BMW arriti të mposht në garë Mercedesin duke shitur më shumë vetura.

BMW në mbarë botën shiti 2,2 milionë vetura, ndërsa Mercedes arriti të shesë 2,05 milionë makina.

Ndërkohë si makina më e shitur për vitin që lamë pas është BMW 5 Series me 319.067 shitje, duke lënë prapa Mercedes E Class me 294.356 shitje, ndërsa vendin e tretë e zuri Audi A6 me 241.425. /Shqip/


You may also like