BM – Truss më e papëlqyer se Johnson dhe Corbyn, sipas sondazhit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 5 tetor /ATSH-DPA/-Kryeministrja britanike, Liz Truss është më e papëlqyeshme sesa paraardhësi i saj Boris Johnson ose ish-lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn, sipas një sondazhi të “YouGov”.

Vetëm 14% e publikut britanik kishin një përshtypje të favorshme për kryeministren, krahasuar me 26% e të anketuarve midis 21 dhe 22 shtatorit.

Gati tre e katërta e publikut, (73%) tashmë e shohin kryeministren në një dritë të pafavorshme.

Sipas sondazhit, Truss mori një vlerësim neto prej (-59), krahasuar me Johnson i cili u vlerësua me (-53) në korrik, ndërsa Corbyn me (-55) në qershor 2019.

“YouGov” anketoi 1751 qytetarë britanikë në 1-2 tetor.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like