BM – Truss: Lufta e Putinit po rrit çmimet globale të gazit

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 shtator /ATSH/ – Ekspertët dhe organizatat bamirëse kanë paralajmëruar se  faturat e larta të energjisë do të rrezikojnë jetën e britanikëve këtë dimër, pasi ata po luftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës së përditshme, shkruan BBC.

Rritja e faturave të konsumatorëve vjen pas rritjes së madhe të gazit me shumicë për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili ka reduktuar furnizimet me gazin rus.

Kryeministrja britanike Truss tha se ”familjet dhe bizneset janë të shqetësuara se si do t’ia dalin mbanë këtë vjeshtë dhe dimër”.

”Lufta e Putinit në Ukrainë po bën që çmimet globale të rriten dhe kjo vetëm sa e ka bërë të qartë se ne duhet të rrisim sigurinë dhe furnizimin afatgjatë të energjisë”, theksoi ajo.

Shuma përfundimtare e financimeve të qeverisë britanike do të varet nga kostoja e energjisë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, që mund të jetë jashtëzakonisht e paqëndrueshme si dhe nga oferta e mundshme e mbështetjes shtesë për familjet më të cenueshme.

Plani i Truss për të ngrirë faturat e energjisë elektrike, që do të paraqitet sot, është 150 miliardë sterlina./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Shkolla e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës

You may also like