BM – Tanket “Challenger” mbërrijnë në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 28 mars /ATSH-DPA/ – Tanket e betejës “Challenger” të furnizuara nga Britania e Madhe do të fillojnë së shpejti misionet luftarake në Ukrainë, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Reznikov tha se tanket “fantastike” kishin mbërritur së fundmi në Ukrainë.

Britania e Madhe i premtoi Ukrainës 14 tanke “Challenger”, një lëvizje që ndihmoi në nxitjen e vendeve të tjera perëndimore për të furnizuar dhe ndihmuar Kievin në luftën kundër pushtimit rus.

Reznikov falënderoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe ministrin e Mbrojtjes, Ben Wallace.

Ekuipazhet e tankeve ukrainase u trajnuan në Britaninë e Madhe për përdorimin e automjeteve të betejës, të cilat po dhurohen nga qeveria së bashku me municionet.

Rusia ka dënuar vendimin e Britanisë së Madhe duke argumentuar se tanket do të “digjen” në fushat e betejës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar gjithashtu ndaj vendimit të Britanisë së Madhe për të furnizuar Ukrainen me predha të uraniumit të varfëruar, duke njoftuar planin për vendsosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like