BM – Sunak: Zgjedhjet e ardhshme legjislative në gjysmën e dytë të 2024

by admin
Spread the love

LONDËR, 4 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi sot se planifikon të zhvillojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti, data e të cilave është objekt spekulimesh intensive në Britaninë e Madhe.

Ligjërisht, zgjedhjet, të cilat premtojnë të jenë shumë të vështira për konservatorët në pushtet, duhet të zhvillohen brenda janarit të vitit 2025, por kreu i qeverisë mund t’i organizojë në çdo kohë.

“Supozimi im është se ne do të kemi zgjedhje parlamentare në gjysmën e dytë të këtij viti”, tha lideri gjatë një vizite në Mansfield.

“Dua të vazhdoj punën, të menaxhoj mirë ekonominë dhe të ulim taksat. Por, dua të vazhdoj të luftoj edhe migracionin e paligjshëm”, tha kryeministri 43-vjeçar, në detyrë edhe për një vit.

“Kështu që, kam shumë për të bërë dhe jam i vendosur për t’u shërbyer interesave të popullit britanik”, theksoi ai.

Aktualisht, laburistët, të pozicionuar në qendrën e majtë, janë përpara me rreth 18 pikë në sondazhe./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like