BM – Sunak: Shumë herët për të ditur nëse rebelimi rus do të ndikojë në regjimin e Putinit

by admin
Spread the love

LONDER, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Është shumë herët për të përcaktuar nëse kaosi i shkaktuar nga rebelimi mercenar i “Wagner” në Rusi do të provokojë një ndryshim të regjimitpër presidentin rus, Vladimir Putin, tha sot kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Kryeministri Sunak tha se Britania e Madhe po përgatitet për një gamë skenarësh, pasi rebelimi i ndalur shfaqi pasiguri mbi të ardhmen e presidentit rus.

Ne kulmin e një mosmarrëveshjeje të ashpër, trupat e komandantit të luftës Yevgeny Prigozhin ishin vetëm 190 kilometra larg Moskës përpara se ai të anulonte kryengritjen pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar me Kremlinin.

Ideja e kontrollit të Putinit në Moskë është dëmtuar nga imazhet e ushtrisë private, e cila u largua nga Ukraina për të kapur një seli ushtarake në një qytet jugor rus

Sunak tha se pajtohet me vlerësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili theksoi se mosmarrëveshja ka ekspozuar “çarje të vërteta” në autoritetin e presidentit rus.

“Është një situatë që ne e kemi monitoruar prej kohësh, një paqëndrueshmëri që do të shkaktohet nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë”, tha Sunak gjatë një vizite në Nottingham.

I presionuar nëse mund të përshpejtojë një ndryshim regjimi, Sunak u tha transmetuesve: “Është shumë herët për të parashikuar me siguri se cilat mund të jenë pasojat e kësaj për presidentin rus, Putin”, tha Sunak.

“Por sigurisht që ne jemi të përgatitur, si gjithmonë, për një sërë skenarësh”, shtoi ai.

Prigozhin ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, me të cilin ai është përplasur shpesh gjatë pushtimit të Ukrainës.

Putin akuzoi Prigozhin se qëndronte pas një “tradhtie” përpara se të hiqte akuzat pasi ish-aleati i tij pranoi të ndalonte trupat e tij dhe të shkonte në Bjellorusi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like