BM – Sunak: Më shumë punë për të trajtuar ndryshimet klimatike

by admin
Spread the love

LONDËR, 21 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se duhet bërë më shumë punë për të trajtuar ndryshimet klimatike, pasi negociatorët siguruan një marrëveshje të minutës së fundit në COP27, në Egjipt.

“Unë e mirëpres progresin e bërë në COP27, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi”, deklaroi Sunak, i cili mori pjesë në samitin global të klimës në fillim të këtij muaji, në Egjipt.

“Mbajtja gjallë e objektivit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius është jetike për të ardhmen e planetit tonë. Duhet më shumë punë”, tha Sunak.

Slogani i objektivit prej 1.5 gradë Celsius dominoi diskutimet në samitin në Glasgow vitin e kaluar, ku presidenti i COP26, Alok Sharma dhe delegacioni britanik drejtuan përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale.

Duke folur në seancën përmbyllëse të samitit, Sharma tha se progresi në humbjet dhe dëmet ishte historic.

Zyrtarët dhe negociatorët ranë dakord për një marrëveshje në orët e para të së dielës për të krijuar një fond për kompensimin e vendeve të varfra, të prekura nga moti ekstrem i përkeqësuar nga ndotja e ajrit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like