BM – Sunak: Edhe pesë anije të tjera luftarake nën dritën e kërcënimeve ruse

by admin
Spread the love

LONDËR, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi ndërtimin e pesë luftanijeve të tjera luftarake, por pa i rritur shpenzimet e mbrojtjes që janë sa 3,0% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kryeministri do të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali, Indonezi, i cili duket se do të dominohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.

Si pjesë e hapave që Britania e Madhe po ndërmerr për të forcuar sigurinë e saj përballë kërcënimeve në rritje nga Moska, Sunak njoftoi se prodhuesit BAE Systems i është dhënë një kontratë prej 4,2 miliardë paund (4,9 miliardë dollarë) për të ndërtuar pesë fregata të tjera ”Type 26” për Marinën Mbretërore, përveç tre të cilave në ndërtim e sipër.

”Veprimet e Rusisë na vënë të gjithëve në rrezik. Ndërsa i japim popullit ukrainas mbështetjen që i nevojitet, ne po përdorim gjithashtu të gjitha burimet luftarake për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë. Kjo përfshin ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të luftanijeve britanike”, theksoi Sunak./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like